Komisioni Europian mohoi se është duke ndërhyrë në fushatën politike për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri në një reagim për Euronews.
Zyra e shtypit e KE në Bruksel rrëzuan supozimet e kryeministrit Edi Rama se komisionerët europianë po luajnë rol në zgjedhjet e 25 Prillit.
Zëdhënësja e shtypit në KE i tha Euronews se “aktiviteti i sotëm ishte thjesht në një nivel rajonal dhe se ka efekt zero në atmosferën aktuale politike në Shqipëri”.
“Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Ju lutemi vini re se Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Edukimit në 18 Mars me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili organizoi ngjarjen. Pjesëmarrja e Komisionerit ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi kryesor”, tha zëdhënësi i KE.
Kryeministri Edi Rama e konsideroi të martën si ndërhyrje në fushatën elektorale, pjesëmarrjen e eurokomisioneres Maria Gabriel në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike.
Pas këtyre deklaratave kryetari i PD-së Lulzim Basha e akuzoi Ramën se e ka mbajtur larg integrimit në BE vendin.