Çështja ‘Toyota Yaris’, Balkanweb: Një grup prokurorësh belg vijnë në Tiranë

Çështja ‘Toyota Yaris’, Balkanweb: Një grup prokurorësh belg vijnë në Tiranë

Sipas portalit të lajmeve, Balkanweb, një grup prokurorësh belgë kanë ardhur në Tiranë për të hetuar për çështjen e 3,4 milionë eurove të kapura më 24 qershor 2018, në dy makina “Toyota Yaris”, në portin e Durrësit.

Sipas Balkanweb, prokurorët belgë kanë marrë në pyetje shoferin e kamionit ku ndodhej “Toyota Yaris”, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinës.

Skandali i Toyota Yaris u bë publik për herë të parë nga kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Paralajmërimi i Lulzim Bashës 

Më 21 qershor 2018, gjatë seacës parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri publik faktin se një automjet i tipit “Toyota Yaris” po vjen nga Gjermania e ngarkuar me 1,5 milionë euro. Zoti Basha akuzoi kreu e grupit parlamentar socialist Taulant Balla se kishte garantuar kalimin e parave të drogës së një prej bandave më aktive të Elbasanit.

Më 24 qershor, Policia shqiptare në bashkëpunim me Interpolin italian gjetën rreth 3,5 milionë euro të fshehura në dy mjete tip ‘Toyota Yaris’ të transportuara me tragetin Bari – Durrës. Makinat vinin nga Belgjika.

Më 24 qershor, Taulant Balla ishte i vetmi që reagoi për kapjen e sasisë së parave përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa më 26 qershor, Zoti Balla deklaroi:

“Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me këta, ju garantoj me përgjegjësi penale, jo vetem me mandatin e deputetit. Jam gati të më bëhet gjyqi në Sheshin Skënderbej nëse mund të kem një lidhje të vogël me këtë.”

Si u kapën 3,4 milionë euro në dy makina ‘Toyota Yaris’

Dy makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit Agim Ceku.

Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.

Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se janë personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>