
Bashkia apo institucionet qeveritare nuk mund të kryejnë procedura administrative për ndërtimin e Teatrit të ri, derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues, u shpreh këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, në seancën e tretë në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e Teatrit, të mërkurën.
“Kemi 5 mijë firma qytetarësh që kërkojnë mos prishjen e godinës”, shtoi Dervishaj. Ai u shpreh para gjykatës se:
“Ligji dhe VKM bie ndesh me marrëveshjen e stabilizim asocimit. Ne shkurt 2020 qeveria e bashkia thane se tërhiqemi nga kontrata me privatin dhe do e bejme me para publike teatrin”.
Gjykata Kushtetuese po shqyrton provat shtesë për padinë e Presidentit kundër ligjit special të Teatrit Kombëtar dhe vendimin për prishjen e godinës të Këshillit Bashkiak Tiranë.