Dervishaj në Gjykatën Kushtetuese: Bashkia nuk ndërton dot një teatër të ri pa përfunduar gjykimi

Nga Exit News
Dervishaj në Gjykatën Kushtetuese: Bashkia nuk ndërton dot një teatër të ri pa përfunduar gjykimi

Bashkia apo institucionet qeveritare nuk mund të kryejnë procedura administrative për ndërtimin e Teatrit të ri, derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues, u shpreh këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, në seancën e tretë në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e Teatrit, të mërkurën.

“Kemi 5 mijë firma qytetarësh që kërkojnë mos prishjen e godinës”, shtoi Dervishaj. Ai u shpreh para gjykatës se:

“Ligji dhe VKM bie ndesh me marrëveshjen e stabilizim asocimit. Ne shkurt 2020 qeveria e bashkia thane se tërhiqemi nga kontrata me privatin dhe do e bejme me para publike teatrin”.

Gjykata Kushtetuese po shqyrton provat shtesë për padinë e Presidentit kundër ligjit special të Teatrit Kombëtar dhe vendimin për prishjen e godinës të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Për më shumë lexoni këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>