Ardian Dvorani pavarësisht largimit nga anëtarë i Gjykatës së Lartë do të vazhdojë të shërbej në Këshillin e Lartë të Emërimeve.
“Por nëse anëtari i Gjykatës së Lartë vendos apo zgjedh të vijojë karrierrën në Gjykatë Apeli vazhdon të jetë pjesë e KED-së për atë vit, por jo në cilësinë e kryetarit. Nëse vazhdoj karrierën gjyqësore. Në ditë e djeshme KLGJ ka barazuar procedurën e plotësimin e vendeve vakante në KED me ato të të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është gabim i rëndë”- tha Ardian Dvorani në emisionin “JAVA NË RTSH”, me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.
Ligji i jep të drejtën gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që kur mbaron mandati të shërbejnë si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
KLGJ vendosi largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë pasi mandati i tij ka mbaruar 6 vjet më parë dhe në Gjykatën e Lartë u emëruan 3 gjyqtarë të rinj.