Grenell ‘mezi pret diskutimet e radhës Kosovë – Serbi’

Grenell ‘mezi pret diskutimet e radhës Kosovë – Serbi’

Richard Grennell do të vijojë të jetë i dërguari i posaçëm i Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pas dotëheqjes si ambassador i SHBA-së në Berlin, zëdhënësi i tij Dick Custin ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Grennell “mezi pret që të ndodhin diskutimet e rradhës në kuadër të dialogut, sapo të vendoset përbërja e re e qeverisë”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka ndaluar nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria Haradinaj vendosi taksën 100 për qind për mallrat Serbe.

Qeveria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti kërkoi zëvendësimin gradual të taksës me masën e reciprocitetit tregtar. Ky vendim nuk u mirëprit nga Amerika që kërkoi heqjen e kësaj mase.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>