Kryeministri Rama deklaroi sot se reforma në drejtësi nuk do të bëhet për qeveritarët e korruptuar, por ajo do të ndihmojë njerëzit të gjejnë drejtësi në gjykata.
Duke folur në një takim organizuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë OSHE, kryeministri Rama deklaroi:
Vettingu nuk është as për mua, as për ambasadorin amerikan, as për prokurorin e përgjithshëm, as për dikë tjetër. Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet për çdo qytetar që tek dera e gjykatës duhet të marë drejtësinë që i takon.
Reagimi, deri diku i paqartë, i Zotit Rama është i pari lidhur me konfliktin mes ambasadorit amerikan Lu dhe kryeprokurorit Llalla.