
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me drejtuesit e BE-së, në Bruksel, më 28 deri më 30 prill, njoftoi Radio Evropa e Lirë.
Kurti do të takojë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyn, Përfaqësuesin e lartë Josep Borrell si dhe Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Verhelyi.
Të njëjtën javë, edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Brukselin.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu u shpreh për Radion Evropa e Lirë se Kurti nuk do të takohet me presidentin serb, Vuçiç.
BE ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.