LDK komenton bashkimin e Osmanit me Kurtin: Jemi ngritur me 4%

Nga Exit News
LDK komenton bashkimin e Osmanit me Kurtin: Jemi ngritur me 4%

Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi të enjten pas bashkimit të Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke u shprehur se partia e tyre tani është ngritur me 4%, raportojnë mediat e Kosovës.

Arban Abrashi, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një intervistë është shprehur se LDK e ka bërë Kuritn kryeministër.

I pyetur nëse do e bëj sërish në zgjedhjet e ardhshme ai u shpreh kundër.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të garojmë në të njëjtën listë, atë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në një konferencë për shtyp, të enjten, Osmani dhe Kurti nënshkruan marrëveshjen për listën e përbashkët të kandidatëve.

Osmani deklaroi se kandidati për kryeministër do të jetë Albin Kurti.

Ndërsa Kurti deklaroi se Osmani do të jetë kandidatja e tyre për presidenten e ardhshme, garë e cila duhet të zhvillohet muajt e ardhshëm.

1 koment

  1. t 14 Janar, 2021 në 8:13 pm

    Matuni akoma me diellin e mengjesit

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme