Sot, me 28 janar po zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve për zevëndësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Që prej orës 08:00 ka nisur votimi për dy anëtarët e rinj të KLP-së. I pari që ka votuar është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.
Më pas kanë votuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe në orët në vijim do të votojnë prokurorët e Apelit dhe shkallëve të para.
Në garë për vendet bosh në KLP janë 5 kandidatët e mëposhtëm:
- Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
- Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Eloida Goxhi, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
- Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
- Elona Avni Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.
Më 23 dhjetor, Prokuroria e Përgjithshme hapi garën për zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Cani, pasi u shkarkuan Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).
KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut.