PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente

Nga Exit News
PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se PDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Hoxhaj i bëri komentet pas seancës së konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, sipas raportimit të REL.

Zonja Osmani nuk është faktor unifikues për qytetarët e Kosovës. Është faktor përçarës. Nuk e bashkon skenën politike“, ka thënë Hoxhaj.

Ai i bëri thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që  të zgjidhet sa më shpejt qeveria e Kosovës dhe presidenti.

Sikurse sot që është zgjedhur Kryesia e Kuvendit dhe është konstituuar Kuvendi, të formohet edhe Qeveria dhe të zgjidhet presidenti. Dhe natyrisht që këtu askush nuk duhet të llogarisë në votën dhe mbështetjen e PDK-së“, tha Hoxhaj.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke siguruar 58 vende në Parlament.

Vjosa Osmani ka garuar në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje si kandidate për presidente.

Ajo ka fituar mbi 300,000 vota, duke e kthyer atë në deputeten më të votuar.

Vetëvendosjes i duhen të paktën 80 deputetë që të zgjedh presidentin.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme