Më shumë se 100 qytetarë të kthyer nga Italia pas 27 shkurtit, që duhet të ishin vetë-karantinuar sipas urdhërit të qeverisë, janë zbuluar dje nga kontrollet e policisë dhe ushtrisë.
Sipas BalkanWeb, mbrëmjen e djeshme policia ka marrë të dhënat e qytetarëve të ndalur dhe i ka këshilluar ato të qëndrojnë në vetë-karantinë. Në rast se ata vazhdojnë sërish të lëvizin atëherë do të gjobiten.
Rreth 70 grupe kontrolli me forca policore dhe ushtarake janë vendosur në rrugët e vendit, veçanërisht qyteteve kryesore. Ata ndalojnë qytetarët për të kërkuar dokumentet e idenditetit dhe për të verifikuar përmes të dhënave të hyrje-daljeve kufitare nëse ata janë kthyer nga Italia dhe Greqia gjatë dy javëve të fundit.
Dje, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu propozoi gjobitjen me 5 mijë euro për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga Italia dhe Greqia dhe nuk zbatojnë urdhërin për vetëkarantinimit të detyrueshëm.
Kryeministri Rama paralajmëroi se kjo masë do të miratohet dhe informoi se qytetarët që gjobiten, në të ardhmen, nuk do të lejohen të dalin nga Shqipëria pa paguar gjobën.
Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet? (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (kliko këtu)