Policia italiane kap 450 kilogramë marijuanë, vinte nga Shqipëria

Nga Gerard Gega
Policia italiane kap 450 kilogramë marijuanë, vinte nga Shqipëria

Policia italiane kapi një skaf me 450 kilogramë marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria. Sipas mediave lokale droga u kap në Monopoli, një qytet portual mes Barit dhe Brindisit.

Skafi mbi 6 metra i gjatë ishte pajisur me motorë të fuqishëm lundrues. Ai drejtohej nga një italian dhe u pikas nga radarët rreth 18 milje larg brigjeve të Monopolit.

Ngarkesa qe ndarë në 45 pako me peshë 2, 5 dhe 10 kile. Kjo është një ndër sasitë më të mëdha të kapura kohët e fundit në Itali me prejardhje nga Shqipëria në rrugë detare, që kur në Shqipëri u angazhuan forcat e Frontex për të ruajtur kufijtë.

Vitin e shkuar në të njëjtat brigje policia kapi rreth 300 kilogramë marijuanë, ndërsa në vitin 2017 u kapën mbi 1 ton.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>