PS e LSI në garë për votat e demokratëve

PS e LSI në garë për votat e demokratëve

Teksa ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, dy partitë më të mëdha në garë PS e LSI kanë ftuar demokratët të votojnë për to.

Nisur nga fakti se PD dhe partitë e tjera opozitare nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe se mes më shumë se 600 mijë votuesve demokratë, mund të ketë nga ata që nuk mbështesin bojkotin e opozitës, Kryeministri Rama dhe nënkryetarja e LSI Monika Kryemadhi kanë nisur të mendojnë se si mund të përfitojnë sa më shumë nga këto vota.

Dje në mbrëmje, gjatë një interviste Zonja Kryemadhi deklaroi:

“Të gjithë demokratët që nuk e ndjejnë veten të përfshirë, të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk e duan Edi Ramën demokratët për Kryeministër? Të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim.”

NDërkohë sot, Kryeministri Rama, gjatë Kongresit Elektoral që çeli zyrtarisht fushatën e PS, ju drejtuar mbështetësve të tij:

“Do ju qëllojë të takoni njerëz të Partisë Demokratike. Takojini, ftojini të na bashkohen. Ftojini të votojnë për Partinë Socialiste. Thojini se sot Shqipëria nuk është njësoj si dje, e nesër nuk do të jetë njësoj si sot.”

Duket se dy partitë aleate të koalicionit qeveritar do të luftojnë për të mbledhur sa më shumë vota nga ato të demokratëve që nuk ndihen të përfaqësuar nga protesta e PD.

Nëse supozojmë se kemi të njëjtin numër votash si në 2013-ën, shpërndarja e 140 vendeve në Kuvend do të jetë kështu:

Por “gara” mes PS e LSI për rreth 50 mandate që ka sot PD dhe aleatët e saj, mund të ndryshojë sado pak balancat që parlamentin e ardhshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>