Kryeministri Rama i ka qëndruar pakënaqësive ndaj Bashkimit Europian duke e konsideruar “moralisht e pa justifikueshëm” vendimin e tyre lidhur me shpërndarjen e vaksinave.
Në një intervistë në “Open”, Rama tha se kritikat e tij nuk ishin të drejtuara ndaj Komisionit Europian por Këshillit.
Kryeministri u shpreh kundër vendimit për vënien në dispozicion të 70 milionë eurove nga KE për Ballkanin Perëndimor për të blerë vaksina.
“Ne nuk i kemi kërkuar Komisionit Europian lekë po i kemi kërkuar vaksina. Ca do blejnë ata me ato 70 milionë euro”, tha Rama.
Kritikat ndaj BE-së Rama tha se “nuk i heq asnjë presje” dhe se ato i drejtohen atyre vendeve të BE-së që “egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem në tryezën e BE-së.”
“Ca kuptimi ka që të kesh stok që nuk e injekton dot në 6 javë. Ca i kushtonte të mos i thoni këtyre të 6-tëve merrni 1 mijë dhe vaksinoni ata që janë në vijë të parë”
Sa i përket deklaratave të ambasadorit Soreka, kryeministri tha se Shqipëria ka një plan vaksinimi dhe se nga ana e BE-së nuk ka patur kërkesë për të paraqitur plan vaksinimi.
“Ky është plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID. Është plani i eskpertëve. Prej kohësh i kemi çuar BE sasitë e nevojshme për ne. Nuk ka na kërkuar askush plan vaksinimi.”