Rama sulmon nacionalistët: Shpifje, nuk shitet deti në mes të Evropës

Nga Exit News
Rama sulmon nacionalistët: Shpifje, nuk shitet deti në mes të Evropës

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se qeveria e tij nuk po mbron territorin e vendin në rastin e shtrirjes së Greqisë në detin Jon me 12 milje detare.

Rama tha ky akt i shtetit grek është e drejta e tij dhe nuk ka lidhje me kufirin detare me Shqipërinë.

Ai fyeu dhe i akuzoi si shpifës ata që pretendojnë ndryshe.

“Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh”, shkroi ai në Twitter.

Kryeministri postoi disa dokumente dhe shkruan se në 1990 Shqipëria ka bërë të njëjten gjë që po bën Greqia sot.

EqLNGbKWAAVPMQ

EqLNGayWAQlBm

“Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë as ne s’kemi ne çfarë kontestojmë tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet”, deklaroi Rama.

Ai tha se e drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi.

“Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh”, tha kryeministri.

Kritikat e ardhura nga shoqëria civile dhe partitë politike Rama i ka cilësuar si ”llum nacional folklorik i politikës shqiptare pa kufij”

“Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë”, tha ai.

Kryeministri ka shkruar se në shekullin XXI dhe në mes të Europës, nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore.

“Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës,ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij”, deklaroi ai.

Pas lajmit për miratimin në Greqi të shtrirjes në detin Jon, LSI e cilësoi Ramën tradhëtar.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i kërkoi atij sqarime nëse ka bërë ndonjë marrëveshje homologun grek për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë.

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri akuzoi qeverinë për pazare politike me vendin fqinj.

Miratimi i dekretit i jep të drejtë shtetit grek hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit do të zgjidhej nga drejtësia ndërkombëtare.

Me 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>