Rama shfaqet në Kuvend triumfator për shembjen e teatrit

Nga Exit News
Rama shfaqet në Kuvend triumfator për shembjen e teatrit

Kryeministri Rama ju përgjigj me tone triumfuese akuzave të deputetes Hajdari për shembjen e Teatrit Kombëtar, ditën e enjte në Kuvend.

Ai lexoi deklaratat e një grupi artistësh, kryesisht drejtues të institucioneve shtetërore dhe aktorësh të cilët disa ditë para shembjes së teatrit nisën një peticion ku kërkonin shembjen e godinës dhe ndërtimin e teatrit të ri.

“Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndiejë parfum dhe jo PD. Këtë e them unë. Kur shkoj atje atje ndjehet era myk dhe lagështirë. Më falni…”, e mbylli fjalën e tij në Kuvend kryeministri.

Deputetja Hajdari e akuzoi kryeministrin Rama se truallin e teatrit e ka pasur obsesion. “E shembët sepse ju duhet për të ndërtuar kulla. Thoni me imagjinatën tuaj sikur po bëni një Tiranë me kulla të bukura”.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj në mënyrë te paligjshme nga qeveria Rama. Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua nga qytetarët shqiptarë , nga institucionet ndërkombëtare dhe nga media kryesore të botës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>