Në vitin 2019, liria e media në Shqipëri u përkeqësua në krahasim me vitin 2018. Sipas raportit mbi Lirinë e Medias të Këshillit të Evropës, liria e medias në vend ndodhet nën kërcënim, pasi qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj medias.
Në raportin e publikuar në faqen zyrtare, KiE shkruan se vetëm për vitin 2019 ka marrë 11 sinjalizime për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gazetarëve në vend.
“Në fund të vitit 2019 në platformën e Këshillit të Evropës ka pasur 11 sinjalizime për gazetarë të dhunuar. 7 më shumë se sa viti 2018. Rritja e numrit të sinjalizime është një sinjal për përkeqësimin e kushteve të punës së gazetarëve në vend.
Katër sinjalizime janë për përndjekje dhe frikësim të gazetarëve, përfshirë edhe dhunën fizike.
Një gazetare britanike, Alice Taylor, e cila punon për portalin informativ Exit.al, ishte objekt i një fushate për të njollosur imazhin e saj pas një deklarate për median Russia Today. 79 portale lokale publikuan foton e saj duke e akuzuar gazetaren si të lidhur dhe të paguar nga Rusia dhe duke pretenduar se portali i saj ishte i lidhur me një parti politike të opozitës.”
KiE shkruan se në vitin 2019, në “Shqipëri, Turqi dhe Ukrainë, u miratuan vendime, që bllokuan qasjen në faqet e internetit të portaleve. Më 1 dhjetor, pas tërmetit të 26 nëntorit, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama urdhëroi Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të bllokojë portalet e lajmeve në internet nëse shpërndarjnë së “lajme të rreme” që shkaktojnë panik te qytetarët.”
Gjithashtu, raporti i KiE ka theksuar se gazetarët dhe punonjës të medias në Shqipëri u kërcënuan, ngacmuan dhe arrestuan dhe gjatë protestave të mbajtura nga opozita gjatë vitit 2019.
Raporti i plotë i KiE-së për Shqipërinë:
Në fund të vitit 2019 në Shqipëri kanë ndodhur 11 sinjalizime në platformën e Këshillit të Evropës. 7 më shumë se sa viti 2018. Rritja e numrit të sinjalizime është një sinjal për përkeqësimin e kushteve të punës së gazetarëve në vend. Katër sinjalizime janë për përndjekje dhe frikësim të gazetarëve, përfshirë edhe dhunën fizike.
Një gazetare britanike, Alice Taylor, e cila punon për portalin informativ Exit.al, ishte objekt i një fushate për të njollosur imazhin pas një deklarate të saj për median Russia Today. 79 portale lokale publikuan foto duke e akuzuar gazetaren si të lidhur dhe të paguar nga Rusia dhe duke pretenduar se portali i saj ishte i lidhur me një parti politike të opozitës.
7 sinjalizime të reja për përkeqësimin e kushteve të punës së gazetarëve në vend:
Më 13 prill 2019, disa gazetarë u plagosën kur policia shqiptarë hodhi gaz lotsjellës në drejtim të turmës gjatë një proteste në Tiranë. Një gazetar u dëmtua rëndë, ndërsa një tjetër u godit në kokë me një shkop metali nga një oficer policie.
Autoritetet shqiptare iu përgjigjen Këshillit të Evropës në qershor se në asnjë rast policia nuk ka ushtruar dhunë ndaj ndonëj gazetari apo ndonjë ekipi gazetarësh.
Më 29 qershor 2019 gazetari dhe kameramani Enver Doçi nga televizioni News 24 u sulmua nga policia sepse filmoi arrestimin e portestuesve në Dibër.
Sipas raportimeve, policia e goditi dhunshëm në këmbë dhe në krah. Për këtë rast, Policia i tha Këshillit të Evropës se me keqardhje “veprimi i pakujdesshem u kryer nga një officer policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke shtyrë gazetarin Enver Doçi kur ai po filmonte një aksion të policisë.”
Televizioni News 24 lajmëroi mbylljen e emisionit të gazetarit Ylli Rakipi “Të Paekspozuarit” dhe emisionit e Adi Krastës “ A Shoq”. Të dyja emisionet ishin kritike me Kryeministrin Edi Rama. Sipas raportimeve, gazetarit Adi Krasta iu ndërpre kontrata, pas kërcënimeve të Kryebashkiakut Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama në drejtim të pronarit të televizionit Irfan Hysenbelliu.
Në korrik 2019, gazetari Artur Cani tregoi se Kryeministri ka takuar pronarin e televizionit News 24 për t’i kërkuar largimin e gazetarit Ylli Rakipi, dhe duke e paralajmëruar se edhe Adi Krasta do të duhej të largohej.
Këshilli Shqiptar i Medias, dhe organizatat në mbrotje të medias kanë akuzuar Kryeministrin Rama se përdori tërmetin e 26 nëntorit 2019 për të mbyllur median online kritike me të. Më 30 nëntor 2019 Autoriteti i Komunikimve Elektronike , AKEP, bllokoi portalin joqalbania.com.
Një çështje e rëndësishme në Shqipëri ishte ndryshimi i ligjit mbi “Komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe ligji “për median audio vizuale në Republikën e Shqipërisë” i cili do të rrisë kontrollin e qeverisë mbi median online.
Paketa ligjore u prezantua si paketa “antishpifje” dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave më 3 korrik 2019.
Në dhjetor 2019, parlamenti i miratoi këto ndryshime me shumicë votash. Organizatat mbi lirinë e medias lajmëruan se paketa ligjore do të zëvendësojë vetërregullimin e medias online me kontrollin e qeverisë mbi të, dhe nuk i pranojë ndryshimet kozmetike të minutës së fundit.
Pas kthimit të paketës nga Presidenti i Republikës, parlamenti me shumicë ra dakord të presë opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të votojë paketën ligjore me procedurë të përshpejtuar në mars 2020.