Vetingu, gjyqtarja Alma Brati kalon vetingun

Vetingu, gjyqtarja Alma Brati kalon vetingun

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Alma Brati kaloi me sukses vetingun dhe u konfirmua në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin pas vlerësimit të tre kritereve: pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Sipas trupës së KPK-së, gjyqtarja Brati nuk ka bërë deklarim të rreme pasurie dhe ka marrë vlerësime pozitive për aftësitë profesionale, ndaj do të vazhdojë detyrën si gjyqtare.

Alma Brati e ka nisur karrierën si gjyqtare në vitin 2007, pas disa vitesh punë si jurist në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Gjyqtarja Alma Brati është kandidatë për të qenë anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>