Vetingu, prokurori i çështjes Tahiri e Sota del përpara KPK-së

Vetingu, prokurori i çështjes Tahiri e Sota del përpara KPK-së

Përveç gjyqtarit Edmond Islamaj, edhe prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Prokurori Prençi është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Fillimisht në sistemin e drejtësisë, Dritan Prençi ka punua si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës, më pas është bërë prokuror po në këtë rreth. Përpara se të fillonte punë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, ai ka punuar dhe në prokurorinë e Kukësit dhe Kurbinit.

Aktualisht Dritan Prençi po heton çështjen e ish-ministrit Tahiri, dosjen e Orest Sotës dhe financierit të Habiljave Nezar Seiti.

Ndaj Prençit ka dhe një hetim disiplinor nisur nga prokuroria e Durrësit, lidhur me ekstradimin në Itali, në shkelje të ligjit të Seitit.

Sipas analizës së deklaratave të pasurisë bërë nga BIRN, të ardhurat familjare të prokurorit Prençi përbëhet nga paga e tij dhe ajo e bashkëshortes.

Në vitin 2003, kur Prençi ka bërë deklaratën e parë të pasurisë, ai ka deklaruar se nuk zotëronte asgjë. Në fund të vitit 2016, pasuria e tij kapi vlerën e 4,59 milionë lekëve dhe përbëhet nga një apartament 78 metra katrorë dhe një makinë.

 

LEXO  Merkel, plan për dëbimin e shpejtë të emigrantëve

Lajme te ngjashme