Vjosa Osmani: Albin Kurti do të jetë kryeministër

Nga Exit News
Vjosa Osmani: Albin Kurti do të jetë kryeministër

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Albin Kurti do të jetë kryeministër në prononcimin e saj të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme për të përjashtuar kreun e Vetëvendosjes nga kandidimi.

Në një shënim në Facebook, Osmani shkruan se me votë ndëshkohet një model qeverisjeje dhe hapet “një kapitull i ri politik”.

Ajo bën thirrje për guxim dhe kurajo dhe shton në fund se “Albin Kurti do të jetë kryeministër”.

Megjithëse Kurti nuk do të kandidojë për deputet ai ka të drejtë për t’u emëruar kryeministër nëse votohet nga Kuvendi i Kosovës.

Vjosa Osmani do të garojë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjykata nuk ka lejuar kandidimin e Albin Kurtit, në zgjedhjet e 14 shkurtit duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të PZAP-së.

Sipas ligjit, ata persona që janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet.

Kurti është dënuar në vitin 2018 për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në 2015.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>