Vuçiç Kosovës: Nëse anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, e presin surpriza

Nga Exit News
Vuçiç Kosovës: Nëse anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, e presin surpriza

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar të martën qeverinë e Kosovës, se nëse provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare e presin surpriza, raportojnë mediat serbe.

Ai u beri thirrje autoriteteve në Prishtinë të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara.

Në një intervistë televizive presidenti serb tha:

“Nëse nuk e respektojnë edhe marrëveshjen e Brukselit, atëherë i pret një befasi. Ata e dinë se kur e them unë këtë e kam vërtetë. Unë jam gjithmonë njeri i përpiktë, nuk bëj bllof. Nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, do ta presin disa befasi, ata e dinë këtë.”

Në lidhje me deklaratat e Kosovës se ata do të paraqesin një kërkesë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, Vuçiç tha:

“Ata nuk kanë ide për çfarë po flasin, nuk i lexojnë marrëveshjet që nënshkruajnë. Ata nuk lejohen të aplikojnë në organizatat ndërkombëtare. Nëse aplikojnë, do t’i presin surpriza të mëdha.”

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj tha të martën se Serbia i është kthyer kërcënime ndaj Kosovës pasi ndihet e fortë, ngaqë Kosova ka një qeveri të shkarkuar e të dobët.

Po ashtu ai deklaroi se në mandatin e tij si president Kosova do të anëtarësohet në NATO.

Sipas tij, ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë ndaj deklaratave të Serbisë të cilat ai i cilëson si nxitëse të luftës.

Ndërkohë të hënën, kryeministri  në detyrë Avdullah Hoti paralajmëroi Serbinë se nëse nuk njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë qeveria kosovare do të zbatojë masat e reciprocitet ndaj Serbisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>