Haradinaj: Serbia ndihet e fortë sepse kemi qeverisje të dobët

Nga Exit News
Haradinaj: Serbia ndihet e fortë sepse kemi qeverisje të dobët

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj tha të martën se Serbia i është kthyer kërcënime ndaj Kosovës pasi ndihet e fortë, ngaqë Kosova ka një qeveri të shkarkuar.

Po ashtu Haradinaj ka akuzuar dhe presidenten në detyrë Vjosa Osmanin, si një “presidente e dobët”, duke e shtuar dhe këtë si argument për shtimin e kërcënimeve nga ana e Serbisë.

Në një postim në Facebook Haradinaj tha:

Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.”

Më tej ai deklaroi se në mandatin e tij si president Kosova do të anëtarësohet në NATO.

Sipas tij, ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë ndaj deklaratave të Serbisë të cilat ai i cilëson si nxitëse të luftës.

Ndërkohë të hënën, kryeministri  në detyrë Avdullah Hoti paralajmëroi Serbinë se nëse nuk njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë qeveria kosovare do të zbatojë masat e reciprocitet ndaj Serbisë.

Deklaratat e tyre kanë ardhur si përgjigje ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se sa të jetë ai president Serbia s’do ta njohë Kosovën.

Në mars 2021 bëhet 10 vjet që prej nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjen e taksës 100 përqind nga qeveria e Haradinajt mbi mallrat nga Serbia.

Më vonë, qeveria Kurti vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, por këto të fundit u hoqëm nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

Deri më tani palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike, por bisedimet shpeshherë janë ndalur dhe ende nuk ka një dakordësi përfundimtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>