Gjyqtari i Gërdecit Shkëlzen Selimi nuk kalon vetingun

Gjyqtari i Gërdecit Shkëlzen Selimi nuk kalon vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Shkëlzen Selimin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim u mor nga trupa e KPK-së e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari, pas një hetimi administrative për gjyqtarin Selimi.

Nga hetimi rezultoi se gjyqtari Selimi ka lidhje me kontakte të papërshtatshme, e veçanërisht me personin F.D, i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge, gjyqtari ka patur takime të shpeshta.

Po ashtu, nga verifikimet në sistemin TIMS, rezultoi se gjyqtari ka udhëtuar më shumë se njëherë se ka lëvizur me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Dyshimet për lidhje të ngushta me persona të inkriminuar u bënë publike nga DSIK që gjatë seancës dëgjimore. Si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkuan shkarkimin e gjyqtarit bazuar vetëm në kriterin e pastërtisë së figurës.

Deri më tani, gjyqtari Selimi është i pari rast për të cilin KPK ka bërë  hetim vetëm për kriterin e pastërtisë së figurës, duke lënë jashtë hetimit pasurinë dhe profesionalizmin.

Shkëlzen Selimi, i njohur dhe si gjyqtari i Gërdecit, është gjyqtari i katërt që shkarkohet nga Gjykata e Lartë, pas Admir ThanzësArtan Zenelit dhe Tom Ndrecës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>