KOMENT: Theo Jacobs tha hapur atë që ndërkombëtarët guxojnë vetëm sa ta mendojnë

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
KOMENT: Theo Jacobs tha hapur atë që ndërkombëtarët guxojnë vetëm sa ta mendojnë

Disa javë më parë, Theo Jacobs, anëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) i drejtuar nga Genoveva Ruiz Calavera, e pa të arsyeshme të dilte nga kuadri kushtetues dhe ligjor brenda të cilin ai duhet të veprojë dhe komentoi mbi një proces gjyqësor të nisur nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit kundër anëtarit të Kolegjit të Posaçme të Apelimit (KPA) Luan Daci.

Daci u akuzua zyrtarisht për falsifikim të dokumenteve—për fshehjen e një shkarkimi të mëparshëm nga detyra, i cili do ta kishte bërë të papërshtatshëm për të qenë anëtar i KPA-së dhe rrjedhimisht ai nuk mund të merrte pjesë në procesin themelor të vetingut të drejtësisë.

Megjithëse Daci fillimisht u pezullua nga detyra nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit, më pas ai u rikthye në detyrë me vendimi të gjykatës së apelit. Ai ka vazhduar të gjykojë anëtarët e sistemit të drejtësisë pavarësisht procesit gjyqësore të nisur ndaj tij.

Por Theo Jacobs nuk dukej aspak i kënaqur me procesin e nisur kundër Dacit, duke u deklaruar se gjyqtarët në Gjykatën Speciale dhe prokurorët e sapoemëruar në SPAK’ut “nuk duhet të ishin aty”.

Jo vetëm që Jacobs—një “specialist” gjoja apolitik, asnjanës dhe i pavarur—komentoi hapur një proces gjyqësor nga një gjykatë shqiptare, por ai po sulmon haptasi edhe “xhevahirin e kurorës” së Reformës në Drejtësi, SPAK-un.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) iu kundërpërgjigj deklaratave të Jacobsit këtë javë, duke theksuar—pa ironi—se të gjithë prokurorët e SPAK kishin kaluar vetingun, nën syrin vigjilent të Jacobsit dhe kolegëve të tij.

Kështu, KLP-ja duket se po pyeste, nëse me të vërtetë ata prokurorë “nuk duhet të ishin” pjesë e SPAK-ut, cila palë nuk kishgte arritur ta bënte punën e saj, KPA-ja apo ONM-ja?

Nuk është për t’u habitur që ONM vetë u distancua nga “vëzhguesi i pavarur” i saj.

Por pse Jacobs është kaq armiqësor ndaj hetimit të SPAK-ut për çështjen Daci? Natyrisht, sepse ata, duke patur një interes personal në suksesin e Reformës në Drejtësi, shohin një rrezik të madh me dënimin e Dacit.

Jacobs—i njohur tashmë për stilin e tij të pakuptimtë, të drejtpërdrejtë dhe nganjëherë agresiv—po thotë hapur atë që të tjerët guxojnë vetëm sa ta mendojnë: dënimi i Dacit do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për punën e tij dhe të kolegëve të tij, mund të rrëzonte pjesërisht apo të gjithë procesin e vetingut.

Kjo ka të bëjë e gjitha me çështjet gjyqësore aktuale që janë në pritje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), veçanërisht me atë të ngritur nga Antoneta Sevdari.

Çështja thelbësore që GJEDNJ-ja ka marrë në shqyrtim është nëse organet e vetingut përbëjnë një “trupe4 të pavarur dhe paanshme”.

Dënimi i Dacit do të siguronte prova të forta se ato nuk janë të tilla, që do të kuptonte se është cenuar e drejta themelore për një gjykim të drejtë.

Prandaj, ka nisur ankthi mes ndërkombëtarëve për çështjen Daci. Atyre nuk u intereson nëse ai është fajtor apo jo. Atyre nuk iu intereson shteti i së drejtës. Ata thjesht shqetësohen për karrierën e tyre dhe të drejtën për t’u mburur se kanë “rregulluar” gjyqësorin shqiptar.

Dhe për të shpëtuar lëkurën e tyre, ata janë të gatshëm të sulmojnë një institucion, me anë të të cilit do të rrisnin besimin e publikut: SPAK.

Dhe Daci është vetëm fillimi i problemeve të tyre. Akuza të ngjashme janë ngritur edhe ndaj anëtarëve të tjerë të organeve të vetingut si Alma Faskaj dhe Ardian Hajdari.

Në një kundërshtim paraprak, Ruiz Calavera tashmë ka pohuar se çdo dënim i mundshëm i Dacit, dhe konfirmimi i papranueshmërisë së tij për detyrën në KPA, nuk do t’i bënte të pavlefshme vendimet e marra prej tij në të kaluarën.

Një paragraf nga opinioni i Komisionit Evropian dhënë në kuadër të çështjes së paraqitur nga Besa Nikëhasani në GJEDNJ jep një argument të ngjashëm:

“Është e vërtetë që ky konformitet i përgjithshëm nuk përjashton që, në raste individuale, rregullat e vetting-ut interpretohen ose zbatohen në atë mënyrë që nuk është plotësisht në përputhje me kërkesat për një proces të denjë dhe zbatim të të drejtave themelore të njeriut. Sidoqoftë, Komisioni pohon se nëse do të identifikoheshin mangësi të tilla, ato duhen korrigjuar pa vënë në dyshim elementet thelbësore të Vetting-ut.”

Me fjalë të tjera, Komisioni Evropian argumenton se edhe nëse Daci dhe disa gjyqtarë të tjerë rezultojnë se janë emëruar në mënyrë të paligjshme, dhe madje edhe nëse organet e vettingut rezultojnë të mos jenë as të paanshëm dhe as të pavarur, vettingu duhet të vazhdojë me çdo kusht.

Në vitin 2017, kur pas shumë vonesave u hap ndërtesa ku kanë zyrat institucionet e vetingut, Jacobs mbajti një fjalim, ku ndër të tjera deklaroi:

“Duke përfshirë edhe punën që do të bëhet në këtë ndërtesë, kolegët e mi dhe unë në të ardhmen do të hasim vështirësi në këtë proces të gjatë dhe sfidues. Sidoqoftë, nuk do të na mungojë përkushtimi për të bërë operacionet e nevojshme në sistemin e drejtësisë. […]

Ky operacion… do të sjellë drejtësi në vend. Ne duhet të jemi të qartë për mundësitë që ONM-ja do të na japë për të ndarë përvojën me komisionerët e pavarur për të sjellë drejtësi në Shqipëri.”

Mund të imagjinojmë se Jacobs, ish-Kryeprokurori i EULEX-it në Kosovë, duhrt të ketë mbajtur një fjalim të ngjashëm kur filloi mandatin e tij atje. Por që në fillim, Jacobs u përfshi në polemika rreth çështjes se cili ligj do të duhej të zbatohej në gjykatat e Kosovës, duke çuar, sipas letërkëmbimeve konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Kosovë, në “një mish-mash konfuzioni e gabimesh të vendimeve juridike pa konsistencë të brendshme.”

Nuk është për t’u habitur që EULEX-i u provua në fund të ishte një dështim, i cili në 13 vitet e tij të ekzistencës nuk qe në gjendje të krijojë asgjë që mund t’i ngjajë një gjyqësori të pavarur apo shtetit të së drejtës. Pasojat e këtij dështimi janë më se të dukshme tashmë.

Nëse Daci dënohet apo jo, ka pak rëndësi. Sulmi i Jacobsit ndaj zyrtarëve të vetuar shqiptarë, pozicioni i papërcaktuar i Ruiz Calaveras dhe Komisionit Evropian, dhe degjenerimi i përgjithshëm i shtetit të së drejtës në Shqipëri tashmë tregojnë se Reforma në Drejtësi është drejt rrugës për t’u bërë eksperimenti i radhës i dështuar i BE-së në Ballkan.

7 komente

  1. Edi 1 Gusht, 2020 në 11:42 pm

    Vettingu ashtu si Procesi i Kafkes, eshte nje kujtese tradicionaliste europiane, ku ligji shpesh imponohet si e mire shoqerore dhe perpiqet te gjeje patjeter nje fajtor me qellim per ti dhene kuptim atij dhe organeve mbytese burokratike. Ne fakt nepermjet standartit te tmerrshem deri ne padrejtesi sociale, vettingu prodhoi kaos dhe vrau edhe ate pak liri e pavaresi te fituar. 👏👏👏

  2. Av 2 Gusht, 2020 në 12:09 pm

    Jacobs i hetuar per miliona € te shpenzuara ne Kosove…
    Harvatin i perfshire ne aferen Mito ( nje afere korruptive per te liruar je kriminel lufte) dhe i skualifikuar per riemerim ne Gjykaten e Larte te Kriacise nga presidentja … fluturon ne Meken financiare TIRANE si ishzvkryeministri e zyrtare te tjere (te korruptuar nuk e di..) kroate….

  3. Perparim 2 Gusht, 2020 në 12:42 pm

    Per ” drejtesine shqiptare” lejohet te nderhyje kushdo…presidente…kministra…deputete…politikane….avokate ” brilante” vetem Teo jo se prish ekuilibrat! Nese vendimet e gjykatave te dhena nga kjo trupe gjykatesish, prova te sjella nga keta prokurore e mbrojtje nga keta avokate te ishin te pa kontestuara atehere me falni pse duhej vetingu dhe te vinte ONM me nderhyrje ne Kushtetute?? Cfare jane keto banalitete perverese me èmrat? Pse nuk permendni emrin tjeter te ONM qe kur e rrezuan ne veting Antoneta Sevdarin reagoi me force?

  4. Skuthi 2 Gusht, 2020 në 3:39 pm

    Cfare prisni nga nje reforme e suportuar dhe oksigjenuar nga Fatmir Xhafa dhe Ardian Dvorani. Dy komuniste te regjur, dy supermilionere qe hiqen si etalon, dy skuther..thinjosh me xhaketa te vjetra te xhaxhi Enverit, por milionere.

  5. emigrant 3 Gusht, 2020 në 9:11 am

    Do të desha që mediat shqiptarë të kishin kurajon e të bënin një investigim të plotë për ONM , “fuqiplotë” në zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri.
    Si e nga cilat institucione ndërkombëtare u krijua kjo trupë juristësh specialistë ndërkombëtarë.
    Kush e ka kontrolluar veprimtarinë e kësaj trupe juridike, në proçesin shumë të përfolur të kryerjes së vetingut, pasi në strukturat e drejtësisë , nuk mund të ketë vetëm një trupë gjyqësore, cilado qoftë ajo që të përjashtohet nga apelimi.
    Cilat janë prioritetet në vlerësimin e juristëve shqiptarë ?
    A mund të ketë një Gjykatë ndërkombëtare një trupë vlerësimi të juristëve, duke përjashtuar të kaluarën e tyre politike ?
    Çfarë mund të ndodhte nëse në SHBA apo në ndonjë vend të BE, në krye të institucioneve të drejtësisë të dilnin si të “pastër” hetues të sistemeve diktatoriale naziste apo komuniste ?
    A mund të gjesh në vendet demokratike perëndimore, antarë të prokurorisë së përgjithëshme, të Gjykatës së lartë apo Gjykatës Kushtetuese, ish hetues të Gestapos apo shërbimeve të fshehta të diktaturave komuniste ?
    Është vërtetë një nga kriteret përparësore në pastrimin e drejtësisë nga juristë të korruptuar, hetimi i pasurive të tyre të pa justifikuara në bazë të të ardhurave legale, ama kjo mund të funksiononte në ndonjë shtet ligjor e jo në një shtet me ekonomi informale e kaos në dokumentacionin e pronave.
    Së fundi, a nuk do të kishte qenë shumë më efektive për Shqipërinë, që para vetingut të juristëve , të ishte bërë vetingu e verifikimi i plotë i pasurive të politikanëve.
    Politikanë të korruptuar korruptojnë edhe juristët.

  6. 09796jhfjhf 3 Gusht, 2020 në 5:31 pm

    Hetuesit e sistemeve diktatoriale ata i kane vleresuar njelloje si ne dhe vazhdojne e bejne. kur nuk u mbajt pergjegjesi reale per nazizmin mos kujto se do bejne drejtesi keta te sotmit. rasti perfekt eshte Merkel. Evropa eshte lindore… thell thell te gjithe jane komunista ne shpirt ne EU.

  7. 09796jhfjhf 3 Gusht, 2020 në 5:32 pm

    mohoje sa te duash, bjeri rrumbullak e srrumbullak, ky eshte realiteti, sa do te vijne te huaje te japin leksione mbi pordha me rigon, kjo nuk ndryshon

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme