
Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritet për viktimat dhe familjet e atyre që mbetën të dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë ditën e premte.
Përmes një shënimi në rrjetin social Twitter, Kryeministri Rama e quajti shpresëdhënëse për të nesërmen e Europës, bisedën mes udhëheqësve të dy vendeve.
Turqia dhe Greqia së fundmi janë përplasur për të drejtën e ujrave në zonën lindore të detit Mesdhe.