Procesi i vetingut do të rinisë sërish, pas disa javë pushim, më 1 qershor, me seancën dëgjimore të gjyqtarës Marçela Shehu.
Marçela Shehu është gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Ajo është në listën prioritare të vetingut pasi kandidon për të qenë anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Trupa gjykuese do të përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Në raundin e parë, KPK rikonfirmoi në detyrë vetëm Vitore Tushën, anëtare e gjykatës Kushtetuese, prokuroren Fatjona Memçaj dhe gjyqtaren Manjola Xhaxho.
Ndërkohë u shkarkuan nga detyra Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha nga Gjykata Kushtetuese; prokuroja Besa Nikëhasani, gjyqtari i Apelit Durrës Besim Trezhnjeva, dhe dha dorëheqjen Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese.
Për më shumë për dorëheqjet dhe për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu dhe këtu.