Të pavërtetat e Kryeministrit Rama në intervistën në Top Story

Të pavërtetat e Kryeministrit Rama në intervistën në Top Story

Dje, Kryeministri Rama dha një intervistë në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla. Ai foli për një bilanc të qeverisë për vitin 2017. Ai u përgjigjë për temën e drogës, çështjen Tahiri, dhe zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme.

Për problemin e kanabizimit të vendit

Kryeministri Rama e relativizojë problemin e kanabisit, duke thënë se Shqipëria është pjesë e vogël e problemit të madh të të gjithë Evropës.

Deklaratat e tij zbehin faktin se Shqipëria është prodhuesi dhe furnizuesi më i madh i kanabisit në Evropë si dhe faktin se është mbjellur masivisht në të gjithë territorin e Shqipërisë, me bashkëpunimin direkt të të gjtihë strukturës së Policisë së vendit.

Ai u shpreh se asnjëherë nuk e ka mohuar problemin e kanabizimit. Por, në fakt ai e ka mohuar vazhdimisht. Madje në 26 shtator të 2016, në një intervistë me Blendi Fevziun ai reagoi kështu:

“A jeni në vete? Ajeni në vete apo s’jeni? Si e keni kaq të thjeshtë t’i hidhni Shqipërisë çfarë tju dali përpara. Unë po të them se këto janë turpe, këto janë turpe të mëdha shumë.”

Për Prokuren e Përgjithshme të Përkohshme

Kryeministri Edi Rama e shmangu përgjigjen për emërimin e Prokures së Përgjithshme të Përkohshme në shkelje të Kushtetutës. Ai u fsheh pas SHBA-ve dhe BE-së duke u shprehur se SHBA-të dhe BE-ja nuk mund tja japin prokurorinë Edi Ramës.

Në mungesë të argumentave të tjerë për akuzat që i bëhen Edi Rama gjithmonë i referohet të huajve, sikurse bëri edhe për katër vjet rresht për problemin e kanabisit.

Në seancën parlamentare të 15 shtatorit 2016 akuzave për kanabizimin e vendit, ai iu përgjigj kështu:

 “Si është e mundur që SHBA-të dhe BE që nuk të falin as për gjëra shumë më të vogls se kaq të mund të jenë kaq indiferent përballë kësaj kataklizmoje me të cilën ju përpiqeni ti hidhni trutë e gomarit shqiptarëve çdo ditë. Nuk kanë thënë një fjalë një shqetësim qoftë edhe spontanë që ky është një fenomen që po bëhet shqetësues në shqipëri. As nuk kemi dëgjuar dhe as mos prit ta dëgjosh.”

Për mbështetjen e qeverisë nga shqiptarët

Edi Rama tha se sipas anketimeve të opinonit publik mbështetja ndaj tij është rritur. Madje, ai u shpreh se po të zhvilloheshin zgjedhjet ditën e dielë ai do të fitonte 78 mandate.

Kryeministri duket se nuk ka reflektuar mbi faktin se emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve është bërë problemi kryesorë për Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Për çështjen Tahiri

Kryeministri e mbrojti deri në fund Saimir Tahirin. Ai u shpreh se “hetimi i plotë do të bëhet dhe arrestimi do të behet nëse provohet se jemi përpara një faji të provuar”.

Për investimet e huaja në vend

Për çështjen e investimeve të huaja Sokol Balla e ballafaqojë Kryeministrin me deklaratën e kryetarit të opoiztës Lulzim Basha se gjatë viti të shkuar vetëm Shqipëria dhe Korea e Veriut nuk kanë pasur investime të huaja.

Në vend të fakteve apo të provave për të dalë nga situata, Kryeministri sulmoi personalisht Lulzim Bashën duke e quajtur artistë që vetëm gënjen.

Për Ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla

Kryeministri tha se Ish-prokurori i Përgjithshëm Llalla “është zgjedhur 100 per qind me votat e njërës palë”.

Në fakt, gjatë votimit për Llallën në nëntor të 2012-të, socialistët abstenuan në votimin, duke mos shprehur kundërshti ndaj kandidatit Llalla por duke kundërshtuar ndërprerjen para kohe të mandatit të kryeprokurores Ina Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>