Basha bën thirrje të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

Nga Exit News
Basha bën thirrje të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje që të ndalet brutaliteti i policisë dhe të garantohet e drejta e protestuesve për të protestuar.

Basha ka bërë me dije se ka biseduar me disa ambasadorë në Tiranë lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe protestat e ditëve të fundit.

Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit. Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht. Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë”, shkruan Basha në Twitter.

Kryeministri Rama ka thënë më herët se nuk do të ketë dorëheqje të Ardi Veliut ndërsa ka akuzuar presidentin dhe opozitën si organizatorë të dhunës në protestës.

Thirrje për distancim nga dhuna kanë bërë edhe ambasadorët e SHBABE, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>