Kolegji i Posaçëm i Apelit njoftoi të martën se do të niste procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ardian Hajdari u caktua me short si gjyqtari hetues, ndërsa në trupën e Komisionit Disiplinor u caktua kryesuesja Natasha Mulaj dhe anëtaret, Albana Shtylla e Ina Rama.
Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me burg ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci me 8 mars, për fallsifikim dhe fshehje të dokumentave të aplikimit. Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Dacin.
Luan Daci u shkarkua në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.
Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Dacie fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.
Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat. Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.
Në vijim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit, por pas vendimit të formës së prerë Daci ka refuzuar të largohet nga KPA-ja.
Përsa i përket ONM, duhet thënë se fillimisht ata refuzuan proçedim disiplinor ndaj Dacit duke i quajtur akuzat e ngritura nga ish-gjyqëtarja Antoneta Sevdari si të pabazuara në ligj.
Kur u bë e qartë që Daci kishte fshehur e fallsifikuar dokumentet vitin e shkuar, shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera shkruajti një editorial, ku u përpoq të fsheh përgjegjësinë për mungesën e kontrollit ndaj figurave të caktuara në KPA.
Pas kësaj, ONM propozoi që vendimet e Dacit duhet të pranoheshin edhe nëse ai dënohej, pasi ato ishin kolegjiale dhe procesi i emërimeve në drejtësi nuk prekej.
Qëndrimi i saj u mbështet edhe nga ambasada amerikane, e cila madje aludoi se hetimi ndaj Dacit ishte një përpjekje për të dëmtuar reformën në drejtësi.
Me kërkesën e fundit, ONM kërkon të mbulojë rolin e saj në lidhje me dënim që hetimi ndaj Dacit solli në besueshmërinë e reformës.