Meta apel qeverisë të mos miratojë ligjin për median pa bërë ndryshimet e Komisionit të Venecias

Nga Exit
Meta apel qeverisë të mos miratojë ligjin për median pa bërë ndryshimet e Komisionit të Venecias

Presidenti Meta është solidarizuar me shqetësimin e gazetarëve për vendimin e shumicës socialiste për të miratuar pa ndryshime ligjin për median, që ndër të tjera censuron dhe parashikon gjoba të larta për gazetarët e median pa hetime apo vendim gjykate.

një postim në Facebook, Meta ka rikujtuar dhe njëherë të gjitha arsyet se përse paketa ligjore, e njohur dhe si paketa anti-shpifje, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare:

Këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;

– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Meta i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky ligj, të cilin e krahasoi me modelin e autokratik bjellorus Lukashenko:

“I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga modeli i neveritshëm Lukashenko për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.”

Të premten, 17 organizata të shoqërisë civile paralajmëruan se kuvendi do të miratojë ligjin për median pa kryer ndryshimet e rekomanduara nga Komisioni i Venecias.

Në njoftim shkruhet se organizatat u informuan në mënyrë jozyrtare se shumica socialiste do të ndryshojë ligjin për median pa marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ligji për median (paketa anti-shpifje)

Paketa anti-shpifje përfshin ndryshimin e 30 neneve të ligjit “për median audiovizive” (AMA) dhe 4 neneve të ligjit për “për komunikimet elektronike” (AKEP).

Ndryshimet u miratuan në 18 dhjetor 2019, por u kthyen për rishqyrtim nga Presidenti në janar me argument kryesor se ato cenonjnë lirinë e shprehjes.

Pasi këmbënguli se do t’i rimiratonte pa i ndryshuar, më 30 janar, qeveria tha se u tërhoq nga rivotimi i nismës me argumentin se do të priste opinionin e Komisionit të Venecias, kërkuar nga Këshilli i Evropës më 23 janar.

Ndërsa më 3 shkurt, dhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, dërgoi në Komisionin e Venecias rishikimet e bëra nga OSBE në paketën “anti-shpifje” për një opinion ligjor.

Paketa ligjore është kundërshtuar gjerësisht nga BE, KiE, OSBE, gazetarëtorganizatat lokale dhe ndërkombëtare të medias dhe eurodeputetë, pavarësisht pretendimeve të qeverisë se propozimet janë konsultuar me OSBE-në.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias

Në opinioni e publikuar në qershor , Komisioni pohonse dhënia e kompetencave të zgjeruara AMA-s cenon lirinë e medias. KV u shpreh se media online duhet të ketë një proces të drejtë nga çdo vendim adminsitrativ, përpara gjykatës dhe sanksionet duhet të jetë në proporcionale.

Komisioni u shpreh se “është e nevojshme të sigurohet se masat ligjore dhe gjyqësore të jenë efektive në luftën e shpifjes dhe gjuhës së urrejtjes.”

Në përfundim, Komisioni i Venecias mbështeti idenë e ”funksionimin me vetërregullim dhe respektim të sistemit të llogaridhënies së medias online.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme