Balla: Sulmet e Metës nuk mund të cenojnë aspak këtë reformë historike

Balla: Sulmet e Metës nuk mund të cenojnë aspak këtë reformë historike

Përplasjeve për reformën në drejtësi, mes kryeministrit Rama dhe zyrës së Presidentit Meta, iu bashkua së fundmi edhe kryetari  i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin Facebook, Balla shprehu mirënjohje për SHBA dhe BE-në, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë shënë zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Më tej ai ashpërsoi tonet, duke shtuar se “Sulmet e dëshpëruara të Ilir Metës, pas të cilit qëndrojnë Sali Berisha, Lulzim Basha & co, kundër Reformës dhe kundër institucioneve të reja të Drejtësisë nuk mund të cënojnë aspak këtë reformë historike.”

Replikat erdhën pas deklaratës për shtyp të DASH, që kishte zgjedhur të falenderonte 12 drejtues të institucioneve të drejtësisë, duke i cilësuar si kampion kundër korrupsionit.

I pari që u shreh ishte Kryeministri Rama, i cili falenderoi Dvoranin në Twitter dhe e konsideroi deklaratën e DASH përgjigje ndaj të “Keqes” që e kritikoi atë.

Më pas, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, në një postim në Facebook u përgjigj se “Ramaforma ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>