Gjykata Kushtetuese për Teatrin Kombëtar: Të gjitha palët thërrasin fitore

Gjykata Kushtetuese për Teatrin Kombëtar: Të gjitha palët thërrasin fitore

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë reaguar të gjithë aktorët politik në vend, të cilët kanë shpallur fitoren, duke e interpretuar në mënyrën e tyre vendimin.

Gjykata shpalli të paligjshëm vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë së tokës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë, dhe ligjin për ndërtimin e Teatrit me partneritet publik privat.

Reagimi i fundit ishte ai i kryebashkiakut Veliaj, i cili shpalli triumfin duke ndarë në rrjetin Tëitter një artikull të titulluar “Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”.

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh!,” shkruan Veliaj.

Më herët reagoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që përshëndeti vendimin, duke aluduar se tashmë sihte radha për arrestime.

“Pas Gjykatës Kushtetuese radhën e ka SPAK”, shkroi Basha në një postim në Tëitter.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi do të dalë në konferencë për shtyp për këtë vendim.

Më pas, ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, që përmes përfaësuesit të saj, petrit Vasilit, i bëri thirrje direkte SPAK-ut të arrestojë kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj “ndryshe SPAK nuk ekziston fare dhe është një institucion i kapur”.

Në fakt, Gjykata Kushtetuese shpalli mungesën e juridiksionit për të gjykuar vendimin e Këshillit Bashkiak.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>